Agjencia Gjermane e Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) ka vendosur të pezullojë përkohësisht procedurat për dhënien e azilit shtetasve sirianë, sipas raportimeve nga revista gjermane Der Spiegel. Kjo masë është marrë për shkak të situatës së paqartë dhe të komplikuar në Siri, e cila ka vështirësuar vlerësimin e kërkesave për azil dhe të ardhmes politike të vendit.
Aktualisht, rreth 47,270 kërkesa për azil nga qytetarë sirianë mbeten të pa vlerësuara nga autoritetet gjermane. Kjo ka sjellë një debat të gjerë politik në lidhje me menaxhimin e fluksit të të ardhurve sirianë në Gjermani.
Politikanët e Partisë Demokristiane (CDU) kanë shprehur mbështetje për kthimin e sirianëve në vendin e tyre, ndërsa anëtarët e Partisë së Gjelbër dhe Partisë Social Demokrate (SPD) kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të situatës së tensionuar në Siri.