Autoritetet në Republikën Domenikane kanë konfiskuar rreth 9.5 tonë kokainë të gjetur në një ngarkesë me banane. Kjo ngarkesë ishte dërguar nga Guatemala dhe ishte e destinuar për në Belgjikë, sipas Carlos Devers, një zëdhënës i agjencisë anti-drogë të Republikës Domenikane.
Ai tha se janë arrestuar 10 persona, si dhe janë sekuestruar 47 ton drogë për këtë vit.
Sipas The Guardian, kjo ishte kapja më e madhe e drogës në historinë e vendit. Droga me vlerë 250 milionë dollarë u gjet në ngarkesën që marriti në Caucedo, porti kryesor detar i vendit në kryeqytetin Santo Domingo.