-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Prioritet i BE-së dialogu Kosovë-Serbi dhe zgjerimi në Ballkan

Kryesoret

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, theksoi rëndësinë e avancimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e rinj të BE-së, që në javën e parë të tyre në detyrë, u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioritet,” tha Lajçak.

Ai gjithashtu dënoi sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një akt që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Javët e ardhshme do të jenë të mbushura me takime dhe misione zyrtare për të çuar përpara këtë proces të rëndësishëm,” shtoi ai.

Dialogu Kosovë-Serbi, sipas tij, do të mbetet një prioritet për sigurimin e stabilitetit dhe avancimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit