Një 19-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi kanosi me mesazhe kërcënuese një punonjës policie, pas një kontrolli në automjet. Incidenti ndodhi më 8 dhjetor 2024, kur policia ndaloi një automjet “Golf” për kontroll.
Gjatë kontrollit, nuk u gjetën sende të kundraligjshme, por u konstatua se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumentacion për xhamat e errësuar. Pas heqjes së veshjes që mbulonte xhamat, pasagjeri, Rafaelo Lleshi, ofendoi dhe kanosi policin me një mesazh kërcënues në celular.
Pas veprimeve hetimore, Lleshi u arrestua për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.