Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojë në territorin shqiptar, duke sjellë dominimin e vranësirave dhe shirave në zonat e ulëta dhe bregdetare. Ndërkohë, në zonat malore do të ketë vranësira dhe reshje dëbore, më të theksuara në juglindje të vendit.
Në pjesën e dytë të ditës, intensiteti i reshjeve do të dobësohet dukshëm, por temperaturat do të ulen më tej.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, ndërsa vlerat maksimale do të variojnë nga -2°C në zonat verilindore deri në 15°C përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht deri e fortë gjatë gjithë ditës, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi juglindor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.