Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan gjatë operacionit policor të koduar “Fee”, i cili synon goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. I arrestuar, J. G., një 44-vjeçar nga Peruja, ishte shpallur në kërkim dhe po përpiqej të largohej nga Shqipëria kur u kap nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Ky person dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishte krijuar ambiente të përshtatshme për shfrytëzimin e prostitucionit. Ata kishin marrë ambiente me qira dhe përmes faqeve online, ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesave.
Materialet e hetimit i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.