Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, babai i Alba Cenkos ka treguar detaje tronditëse për mashtrimet e dhëndrit të tij, Kastriot Cenkos, i cili mbajti të fshehur trupin e pajetë të vajzës së tij në papafingon e banesës për disa ditë.
“Kemi ndenjur 5 ditë s’kemi fol, na ka mashtru dhëndri, burri vajzës teme. Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefoninë e ka pas vetë. Na thoshte e ka goca telefonin nuk e hap. Mashtruse. Ai tha ka ikur vajza, a ka ardhur vajza te ty, më tha mua. Po pse cfarë u bë vajza thashë unë, pulë, erdhi gjeti kokërr gruri dhe e hëngri? Ne jemi shumë të revoltuar, neve e kemi lënë në dorë të ambasadës, të bëhet çfarë të bëhet Denoncimin e kemi bërë në orën 7 e 30 ditën e hënë. Nipërit i kanë çuar te xhaja i madh”, është shprehur babai i Alba Cenko nëpërmjet një telefonate për moderatoren Evis Ahmeti.