Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka theksuar në konferencën për “Depolitizimin e Administratës Zgjedhore” se partitë duhet të jenë të përfshira në administrimin e zgjedhjeve, por jo të dominuar nga administrata publike.
Ai theksoi se, ndonëse një depolitizim i plotë është i dëshirueshëm, heqja e partive nga ky proces mund të sjellë probleme në pranimin e rezultateve.
“Partitë duhet të jenë pjesë e procesit, por jo në mënyrë të ekskluzivizuar”, tha Celibashi.