Policia e Shijakut ka arrestuar dy të rinj për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, dhe K. B., 33 vjeç, banues në rrethin e Shijakut, u kapën në flagrancë pasi kishin thyer masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata.
Të dy të rinjtë u arrestuan dhe materialet procedurale u kaluan për hetim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.