E afërmja e viktimës, në një telefonatë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ndau dyshimet e saj lidhur me përfshirjen e vjehrrës së Alba Cenkos në ngjarjen e rëndë.
Ajo tha se gjatë kohës që Alba ishte e zhdukur, vjehrra e Kastriotit ndërhynte në bisedat telefonike mes motrës së viktimës dhe Kastriotit, duke ngritur dyshime mbi përfshirjen e saj në ngjarje.
“Kam bërë video duke folur motra e Albës me të moshuarën ne telefon dhe dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra. Dyshojmë mos ka gisht edhe e ëma e Kastriotit, sepse ndërhynte duke folur në telefon. Dyshimi jon është për të jëmën.na ka ardhur shume keq. Ishte shumë e mire ndjera, nuk ishte ashtu sikur se thoshte monstra”, tha e afërmja e Albës në një telefonate.
Krimi i rëndë ndodhi pasi Kastriot Cenko, i bindur se gruaja e tij po e tradhtonte, e goditi me çekiç dhe e mbyti atë, duke fshehur trupin në papafingo.
Babai i Alba Cenkos rrëfen: Kastrioti na mashtronte, mbajti trupin e vajzës në papafingo