Zv.kryeminsitri i parë Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti ka shprehur garancinë që ditëne nesërme nuk do të ndodh asgjë me ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Mexhiti ka thënë që përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë kushtetuese dhe është e paraparë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
“Ne jemi garant se nuk do të ndodh as abrogimi edhe i këtij ligji kështu siç është, sepse ka një parim se duhet ta respektojmë edhe ligjin e keq derisa nuk sjellim ndonjë ligj më të mirë. Pra ne jemi garant dhe të sigurt se nuk do të ndodh asgjë në Gjykatën Kushtetuese sepse ata e kanë parasysh se nuk akne të bëjnë vetëm me normë juridike por edhe politike që prek në themelet e këtij shteti dhe të një të drejte kushtetuese që e gëzojnë shqiptarët dhe në shtetet demokratike asnjëherë nuk mendohet për abrogim apo zvogëlim të të drejtave të bashkësive etnike por për avancimin e tyre”, tha ai.
Mexhiti theksoi se do të bëjnë çmos që gjuha shqipe të marrë statusin e merituar në në Republikën e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e bashkësisë së dytë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.