Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë në shkollën “8 Marsi”, ku një nxënëse është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30.
“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se ësh
Sipas policisë, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve.” Ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.