Ditën e sotme u arrestuan tre persona pasi dyshohet se po përgatisnin një sulm në emër të ISIS.
Dy vëllezër gjermano-libanezë 15 dhe 20 vjeç nga Mannheimi dhe një gjermano-turk 22 vjeç nga Hesse u arrestuan të dielën, raportoi AP.
Vëllezërit akuzohen se përgatisnin një sulm motivuar nga ideologjia e tyre fetare dhe “simpatia” për grupin e Shtetit Islamik, duke blerë ndër të tjera një pushkë dhe municion.
Hetuesit gjetën edhe armë të tjera. Prokurorët dhe policia gjermane kanë thënë se nuk ka pasur asnjëherë “rrezik konkret për publikun”.