Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quan të kryer mandatin e katër të qeverisjes së PS-së. Ai u shpreh se prej 2025 dhe në vazhdim prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.
“Kur mblidhemi në të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne, por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet….
Ne modelin e AI që po ndërtojmë besoj se në mandatin tonë të katërt ne do jemi vendi i parë që do realizojmë prokurime 90% me AI, dhe me nivel të pakonkurrueshëm. Kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia”, tha Rama.