Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka thënë se ende nuk ka prova se kush e ka kryer sulmin e Ibër-Lepencit. Hovenier tha se mendojmë se do të gjenden provat.
“Është ende shumë herët dhe siç e kam thënë javën e kaluar, që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të atribuojnë përgjegjësinë, duhet të kemi një varg mjaft të qartë provash. Ne mendojmë se do të gjenden prova, por ende nuk i kemi. Pra, hetimet po vazhdojnë; po kryhen nga autoritetet kosovare”, tha ai.
Hovenier tregoi se e zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët kosovarë në përpjekje për të kryer hetime efektive.
“Ne besojmë se ato duhet të jenë të besueshme, të shpejta, të drejta, transparente dhe sigurisht, është pikëpamja e qeverisë amerikane që tashmë e kemi shprehur shumë fuqishëm se përgjegjësit për këtë sulm duhet të japin llogari. Momentalisht, nuk jemi në gjendje të themi se kush është përgjegjës”, shtoi ai në ATV.