Një shqiptar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte kufirin me një shumë parash të padeklaruara. Policia Kufitare e Kakavijës ka zbuluar gjatë kontrollit 16,110 euro, 62,200 lekë dhe 860 paund që 47-vjeçari N.L., banues në Shkodër, nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.
Pasi u kryen veprimet e nevojshme, materiali iu referua Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin ndaj tij për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale dhe procedurat po vazhdojnë përkatësisht në Gjykatën e Shkallës së Parë të Gjirokastrës.