Ukraina i ka hedhur poshtë lajmet se forcat ruse janë futur në rajonin e saj verilindor, Sumi, duke i cilësuar ato si pjesë të fushatës dezinformuese të Moskës gjatë kohës kur Rusia i godet zonat civile në verilindje dhe jug të Ukrainës. Në mediat sociale u raportua të martën se trupat ruse ishin futur në Miropillia të Sumit nga rajoni rus i Kurskut, përmes fshatit kufitar Oleksandria.
“Në këtë kohë nuk ka të dhëna nga ushtria për ndonjë ndryshim të gjendjes në kufi, gjendja është nën kontroll”, tha guvernatori rajonal Volodymyr Artyukh, në Telegram.
Ndërkohë, zëdhënësi i shërbimit kufitar të Ukrainës, Andriy Demchenko, tha për televizionin KYIV24 se të lajmet për gjoja thyerjen e kufirit në rajonin e Sumit nga forcat ruse janë të rrejshme.
“Njësitet kufitare të Ukrainës nuk kanë parë asnjë përpjekje për t’u futur, apo përpjekje për luftime”, tha Demchenko, duke shtuar se do të ishte shumë e vështirë për forcat ruse të kalojnë përmes fushës moçalore të rajonit kufitar.