Policia e Dibrës ka arrestuar dy të rinj, H.G. (23) dhe S.R. (24), pasi gjatë kontrollit në një lokal u gjetën lëndë narkotike kanabis, të ndara në doza dhe pajisje për përpunim.
Ata dyshohet se e përpunonin dhe e shisnin drogën, duke e kamufluar në paketa duhani. Materialet janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.