Një grabitje e dyfishtë ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Golem i Vogël, në Bashkinë e Lushnjës. Sipas pronarit të marketit, Tajar Bali, hajdutët kanë prerë zgavrën e hekurt të dyert dhe kanë vjedhur para dhe artikuj të ndryshëm.
Përveç marketit, ata kanë grabitur edhe një automjet tip “Opel” nga një banesë ngjitur.
Rrapush Lulja, pronari i makinës, tha për mediat se kur doli në oborrin e shtëpisë së tij, pa se automjeti i tij ishte zhdukur dhe dyert ishin prerë.
“U ngrita unë dhe pash policët aty. Dhe shoh nuk kisha makinën. Kisha një Opel, kanë prerë kyçine portës. Unë jetojë vetëm në këtë shtëpi”, tha Rrapush Lulja në një prononcim për mediat.
Policia ka nisur hetimet dhe dyshon se hajdutët mund të kenë transportuar mallrat e vjedhura me makinën e vjedhur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm.