Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese në të cilën nuk u anulua asnjë nen i Ligjit të Gjuhëve, por çështja u shty.
“MBAROI LOJA!
Gjuha shqipe nuk u ndalua,
Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua,
Lista e zezë për korrupsion u konfirmua.
Rrini rahat. Qeveria punon”, ka shkruar Mexhiti.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni shtyn vendimin për gjuhën shqipe