Arbitrimi shqiptar ka marrë një tjetër vlerësim në arenën europiane, pasi Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen Hoffenheim – FCSB në Gjermani të enjten në stadiumin “Rhein-Neckar-Arena”.
Ai do të shoqërohet nga asistentët Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa Albert Doda do të jetë arbitër i katërt.
Kjo është hera e tretë që kjo katërshe shqiptare gjykon në fazën e grupeve të UEFA Europa League këtë sezon.