Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së maleve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit të tyre. Ajo u shpreh se kjo ditë i kushtohet maleve si një thirrje për kujdesin ndaj natyrës dhe mirëqenies së komuniteteve malore.
Për këtë vit, Kumbaro njoftoi miratimin e rregullores së re për “Standardizimin dhe Administrimin e Shtigjeve Turistike”, e cila bashkon përpjekjet e institucioneve dhe guidave lokale për zhvillimin e ekoturizmit dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë.
Ajo theksoi se ruajtja e maleve është kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm, duke nënvizuar kërcënimet që ato përballen nga ndryshimet klimatike dhe mbishfrytëzimi.