Një shpërthim ndodhi në një loakl në Loungomare në Vlorë, në pronësi të nënës së Bledar Birçajt. Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin që autorin që ndodhet në këtë foto. Ai është veshur me rroba të zeza dhe kapuç për t’iu shmanguar kamerave.
Ndërkohë policia ka arrestuar dy autorë të dyshuar në këtë ngjarje. Gjithashtu po hetohet edhe për hakmarrje të mundshme pasi lokali ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj,i cili është ekzeuktuar në maj të vitit 2021.
Ai po lëvizte me makinën tip “BMW” në lagjen Hajro Pakërri ku u qëllua me breshëri kallashnikovi. Në janar të 2011, Birçaj u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Më pas në korrik ai u la i lirë.
Shpërthimi me tritol në lokalin e familjes së Bledar Birçajt, arrestohen dy persona