Pensionistët janë mbledhur sot para Kryeministrisë, duke zhvilluar protestën e radhës për të kërkuar rritje të menjëhershme të pensioneve.
Ata theksuan se shuma aktuale e pensioneve nuk është e mjaftueshme për të mbuluar kostot e jetesës, duke kërkuar që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar kushte e jetesës së tyre.
Protestuesit kërkojnë një rritje të përpjesëtuar me inflacionin dhe nivelin e çmimeve.