Një 41-vjeçare nga Vlora është proceduar penalisht për veprën e mashtrimit, pasi akuzohet se ka marrë 9,000 euro nga një 35-vjeçar nga Pogradeci.
Sipas kallëzimit të tij, gruaja e kallëzuar e ka mashtruar duke i kërkuar paratë përmes komunikimit në rrjetin social “Facebook”.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe skemës së mashtrimit.