Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga Qafa e Thores, e cila është mbuluar nga dëbora.
Në videon e shpërndarë, shihen bukuritë natyrore të Thethit gjatë dimrit, duke e bërë këtë vend një destinacion të veçantë për vizitorët. Rama ka ftuar qytetarët dhe turistët që të zbulojnë këtë perlë të Alpeve Shqiptare, duke e paraqitur atë si një vend ideal për pushime në natyrë gjatë sezonit të ftohtë.
“Mirëmëngjes dhe nga Qafa e Thores, një pasqyrë e bukur që ju fton drejt peizazheve magjike të Thethit,” shkruan Kryeministri në postimin e tij.