-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha: Modeli i vjedhjes së Lubi Ballukut

Kryesoret

Nga Lezha, Sali Berisha u shpreh se shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite mandatet e qytetarëve. Ai tha se emigracioni ka zbrazur shqiptarët dhe se varfëria po thellohet.

“Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj. Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite mandatet e qytetarëve. Nuk them se janë të njëjta, por diktaturat kanë ngjashmëri.

Ka larguar për hapësirën e  Shengeni 1 mln e 99 mijë shqiptarë gjerë në vitin 2024, dy muaj më parë, statistika e Eurostat. Të humbasësh 45% të kombit në afat të shkurtër, kjo është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ky ka zhytyr në varfëri lemeritëse këta që jetojnë këtu. Në një varfëri në rritje.

Secili prej tyre është më i kalbur se shoku. Merr ti s ç’bën kjo e rrugëve, po kjo është e pashoqe. Nga mëngjesi deri në darke flet loti, loti, loti. Dhe tani do ta quajmë do ta quajmë Lubi Loti, i kam thënë Lubi Balluk dhe tani do t’i them Lubi Loti.

Çarë janë ato? Ato janë copëzime të rrugës për të vjedhur më shumë. Nuk ndahen, po si mor mund ta ndash ti rrugën 12, 13 km në 14 kontrata, apo rrugën Elbasan Librazhd, kush e merr vesh sa?

Kanë sjellë modelin e vjedhjeve në bashki që kishte ky me leje të ndërtimit dhe ai është bërë model universal. Por ne nuk fitojmë për këto arsye, ne fitojmë se kemi programin tonë, kemi premtimet tona të cilat në mënyrë absolute e përmbysin këtë situatë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit