Federata e Futbollit është gjobitur me 27, 750 euro nga Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA. Në ndeshjen Shqipëri–Çeki që u luajt më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare” u ndezën flakadanë dhe u hedhën sende në fushë.
“Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.
Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.
Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Federata e Futbollit u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive. Njëkohësisht, i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë. “, thuhet në vendim.