Bayer Leverkusen arriti një fitore të rëndësishme ndaj Interit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Nordi Mukiele, duke siguruar tri pikët për ekipin gjerman. Pas ndeshjes, mesfushori kosovar Granit Xhaka u shpreh se ekipi e meritoi fitoren, pasi kishte kontrolluar lojën, pavarësisht disa kundërsulmave të Interit.
Ai theksoi se vendi i tetë në grup është tani një objektiv i arritshëm për Leverkusenin, i cili është momentalisht në vendin e dytë në ligë me 13 pikë.