Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të diskutojë me kryeminsitrin polak Donald Tusk për vendosjen e një force paqeruajtëse të pasluftës në Ukrainë. Politico shkruan se ata të dy do të takohen në Varshavë të enjten.
Takimi i Macron me Tusk vjen mes frikës nëse administrada e ardhshme e Donald Trump do ti detyrojë evropianët që të marrin më shumë nga përgjegjësitë ushtarake në Ukrainë.
“Është e vërtetë”, konfirmoi diplomati i BE-së kur u pyet për një raport të medias polake në gazetën Rzeczpospolita që pretendonte se të dy vendet po flisnin për një forcë të mundshme paqeruajtëse prej 40,000 trupash të përbërë nga trupa nga vende të huaja. Diplomati nuk dha detaje se nga cilat vende mund të vijnë ushtarët.
Një zyrtar i lartë polak tha se ata ishin të befasuar nga propozimi i raportuar i Macron.
“Kjo nuk është një formulë që do të na lejonte të marrim një vendim të tillë”, tha zyrtari, duke shtuar se misionet paqeruajtëse duhet të vendosen nën Kombet e Bashkuara ose Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, jo një diskutim dypalësh me presidentim francez.
Dërgimi i trupave polake në Ukrainë “do të kishte kuptim vetëm në një format të NATO-s”, shtuan ata.