Rreth 4 tonë marihuanë janë konfiskuar sot në mëngjes nga policia, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Droga u konfiskua nga një kompani në Josifovo të Vallandovës, e cila posedonte licencë për prodhim të produkteve nga marihuana, për çështje mjekësore, por që pas kontrollit të bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vërejtur parregullësi.
Pas këtyre kontrolleve, Komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë ka kërkuar që t’i merret licenca kësaj kompanie.