12 të parët të akuzuar për shpërdorim detyre. Kalon për gjykim dosja e inceneratorit të Tiranës. Në listë janë mes emrave të shumë ish-drejtori i bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha por edhe ish-ministri Lefter Koka, i cili e ka të tretin incenerator mbi shpinë pas atij të Elbasanit dhe Fierit. Gjithashtu në gjyq do të shkojë edhe ish-deputeti Alqi Bllako për korrupsion. Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Kjo është dosja e parë, pasi SPAK ka edhe fraksione të tjera për inceneratorin e Tiranës.
12 të akuzuarit;
Lefter Koka
Pëllumb Abeshi
Erjon Murataj
Bledar Karoli
Taulant Tusha
Namik Simixhiu
Etleva Kondi
Alba Thoma
Valbona Ballgjini
Sidita Kopliku
Jetmir Llapaj
Silena Tola