Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas një vetaksidenti që ndodhi sot.
Sipas Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e spitalit, aktualisht po kryhen ekzaminimet e para dhe informatat janë të kufizuara.
Ajo theksoi se të gjithë policët po trajtohen në emergjencë, por ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen e tyre shëndetësore.