Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, një automjet ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesja, 36-vjeçarja E. B.
Si pasojë, ajo dhe një pasagjere janë lënduar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar drejtuesen dhe po heton rrethanat e aksidentit.









