Ditën e sotme presidenti i Francës Emmanuel Macron ka emëruar si kryeministër aleatin e qendrës Fançois Bayrou.
Qeveria franceze u rrëzua javën e kaluar pasi kryeministri Michel Barnier humbi një votë mosbesimi dhe më pas dha dorëheqjen. Ishte hera e parë që një qeveri franeze humbi një votë mosbesimi që nga viti 1962.
Kryeminisitri i ri Bayrou 73 vjeç është një partner vendimtar në aleancën centriste të presidentit Macron dhe ka qenë një figurë e njohur në politikën franceze për dekada.