Aktorja Juli Emiri, e cila ndodhet në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës bëri thirrje për reagim ndaj padrejtësive që po i bëhen qytetarëve.
Babai i saj gjatë protestës u djeg për shkak të dhunës së policëve. Ajo u shpreh se babai i saj ka thënë që sapo të shërohet do të vijë përsëri në protestë. Aktorja theksoi se nuk jetohet jeta me fikë.
”Ndërkohë që tjetri në këmbë e tjetri shtrirë po digjej i gjallë, si nuk reaguat?. A jeni të vetëdijshëm se çfarë bëni more polici?
Si ka mundësi që jeni të gjithë kaq kriminelë gjakftohtë, apo jeni të droguar si kryeministri e nuk kuptoni se çfarë bëni? Shihni një njeri që digjet dhe nuk reagoni, si ka mundësi që jeni kaq të ftohtë?!
Nuk ka mundësi si rroni, si fleni, çfarë mendoni? Si mos të dalë një polic në një numër kaq të madh, të jetë me ndërgjegje, e kuptoni se çfarë po bëni dhe kujt po i bindeni?!
A ka një polic që del e jep një përgjigje. Një nga pyetjet më qesharake që babit i bëjnë, dhe babi im është shtrirë ende në fjalë, akoma nuk ecën.
Njerëzit e mbrapshtë të këtij vendi, po ju thërret dhe një ndërgjegje më e lartë se kjo e imja, teksa bëj këtë monolog. Sapo të shërophem e të çohem në këmbë do shkoj në protestë, mezi po pres, më tha babai.
Një jetë kemi dhe të luftojmë për këtë. Çfarë sigurie? Këtu s’ekziston siguria, polici është i pari që tenton të vrasë qytetarin. Kur kërcënoheni duhet të luftoni më keq. Kurrës s’do mbyllem në shtëpi. Nuk jetohet jeta me këtë frikë”, tha ajo.