Një video shqetësuese që po qarkullon në internet ka ngritur shumë pyetje në lidhje me legjendën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Ajo shfaq një grua e pastrehë në rrugët e New York-ut, dhe dyshimet se kjo grua është Simaku kanë filluar të qarkullojnë me shpejtësi.
Videoja, e transmetuar nga ABC7, një nga televizionet më të njohura në SHBA, tregon një grua që identifikohet si “Simaku Nohfe” e cila merr ndihma nga një grup fëmijësh. Megjithatë, nuk është e sigurt nëse kjo është në të vërtetë Parashqevi Simaku, e cila ka qëndruar larg skenës për dekada të tëra.
Përdoruesit e rrjeteve sociale po spekulojnë se kjo grua mund të jetë këngëtarja e njohur, e cila ka qenë një figurë e rëndësishme në muzikën shqiptare, veçanërisht gjatë viteve ’80. Simaku, origjinale nga Kavaja, emigroi jashtë vendit dhe ka jetuar larg vëmendjes publike që prej atëherë.
Gazetari Blendi Fevziu, i cili shpërndau videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, ka konfirmuar se ajo është në fakt Parashqevi Simaku. Ai ka filluar kontakte me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar atë, duke theksuar se ajo largohet nga ata që i flasin në gjuhën shqipe.
Kjo situatë ka ngjallur një shqetësim të madh në opinionin publik dhe ka bërë që shumë njerëz të kërkojnë mënyra për të ndihmuar legjendën e muzikës shqiptare.