Kreu i LZHK-së, Dash Shehi shprehet se brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur zhvillime të mëdha në botë, në Europë e rajon dhe për rrjedhojë edhe Shqipëria nuk mund mbetet jashtë këtij realiteti.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar thekson se do të shkojë në zgjedhje me synimin që të jetë forca që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët:
- Ne synojmë ndryshimin dhe jo vetëm rrotacionin.
- Ne kërkojmë të ndryshojmë mendësinë e të drejtuarit dhe të bërit politikë.
- Ne prezantojmë një program me objektiva të realizueshëm për një Shqipëri normale.
- Ne nuk ikim nga fusha e betejës por synojmë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka programin e plotë elektoral, por sot po bëjmë me dije për shqiptarët 9 shtyllat kryesore:
- Çeshtja kombëtare është në ADN e programit tonë.
- Vendosja e rendit dhe sigurisë nëpërmjet krijimit të Xhandarmërisë Kombëtare.
- Dëmshpërblimi i plotë i ish-të burgosurëve dhe të përndjekurve politik.
- Kompensimi i plotë i pronarëve legjitim.
- Pensioni minimal 300 mijë lekë.
- Rritja me 25% e pagave në të gjithë sektorët ekonomik.
- Zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë përmes politikave të duhura.
- Mbështetja e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.
- Reformim i sistemit arsimor dhe politika në mbështetje të rinisë.