-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria shkarkon Abigeila Voshtinën nga pozita e drejtoreshës së TOB dhe Ansamblit Popullor

Kryesoret

Qeveria ka shkarkuar Abigeila Voshtinën nga pozita e drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ajo ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2022, pas një konkurimi të shpallur me shumë bujë, ku u tha se do të kishte një mandat 4-vjeçar. Megjithatë, Voshtina qëndroi vetëm pak më shumë se dy vjet në këtë pozita, dhe sot, me firmën e zv. Kryeministres Belinda Balluku, u publikua vendimi për shkarkimin e saj.

Nga vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk janë dhënë arsyet e shkarkimit, por është theksuar se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren zyrtare”. Voshtina kishte zëvendësuar Zana Çelën në këtë detyrë dhe para se të merrte këtë përgjegjësi, kishte shërbyer si këshilltare për Kulturën në Kryeministri. Në garën për drejtuesen e TOB, ajo kishte kaluar disa figura të njohura të artit, duke përfshirë primabalerinën Adela Muçollari dhe tenorin Josif Gjipali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit