-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Refuzimi i drejtësisë për deputeten Xhaçka tregon rënien e shtetit të së drejtës

Kryesoret

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat, ka theksuar se opinioni i Komisionit të Venecias për rastin e deputetes Xhaçka konfirmon betejën e opozitës për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo e cilësoi mosdorëzimin e rastit te drejtësia si një puç kushtetues dhe një shkelje të rëndë të shtetit ligjor nga ana e shumicës parlamentare.

Deklarata e zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Të nderuar qytetarë,

Opinioni i Komisionit të Venecias për rastin “Xhaçka” konfirmoi betejën e drejtë të opozitës për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përpjekja për të mbajtur peng me arrogancën e shumicës parlamentare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është një puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Si një prej firmëtareve të nismës për të çuar në Gjykatën Kushtetuese rastin “Xhaçka”, e kam konsideruar që në krye të herës një shembull flagrant të papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me konfliktin e interest, neni 70, pika 3 e Kushtetutës.

Opinioni i Komisionit të Venecias nënvizon se “parimi themelor i shtetit të së drejtës, është plotfuqishmëria e Kushtetutës dhe respektimi, nga të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore, i efektit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka një të tillë.

Në argumentimin e opinionit theksohet se “vetë qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, është të kufizojë shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktorët e tjerë shtetërorë.

Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta”.

Për këtë arsye, sipas Komisionit të Venecias, pyetjet e drejtuara nga Parlamenti shqiptar për këtë rast, “nuk mund të shihen si çështje të mandatit të lirë, pasi respektimi ose jo i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë çështje dëshire politike.

Në rastin konkret për të cilin u paraqit kjo kërkesë, Gjykata kishte dhënë dy vendime, dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”.

Pra, Komisioni i Venecias ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrihet pavarësia apo liria e votës kur bëhet fjalë për vendimet e GJK.

Nuk mund të konsiderohet si detyrim i një mënyre të caktuar votimi, por si një përmbushje e përgjegjësisë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pra, sipas Komisionit të Venecias, Kuvendi është i detyruar të zbatojë dhe të votojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta.

Ndaj mosdorëzimi te drejtësia i deputetes Xhaçka, për të vendosur gjykata nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë, tregon se praktikisht shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, kontrolli dhe balanca e pushteteve kanë rënë.

Edhe pse maxhoranca u zotua se do të zbatonte menjëherë opinionin e Komisionit të Venecias, dje në seancë tregoi sërish për turpin e saj që ajo nuk njeh as Kushtetutë, as Gjykatë Kushtetuese e as shtet të së drejtës.

Por pse ndodh kjo, pyesin qytetarët?

Përgjigjja është e qartë. Pas vendimmarrjes në favor të zonjës Xhaçka qëndron vetë kryeministri Rama.

Kjo vendimarrje e kësaj maxhorance krijon një precedent të rrezikshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për raportin Kuvend-Gjyqësor.

Ajo po na vërteton sot se, për të mbrojtur një grusht njerëzish që përfitojnë nga pasuritë e vendit, nuk e ka për gjë të shkelë me të dyja këmbët Kushtetutën dhe çdo normë ligjore.

Ndaj kjo qeveri mbetet një kërcënim real për funksionimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe respektimin e vendimeve të gjykatave duke u dhënë mesazh të qartë qytetarëve që, kur nuk më pëlqen një vendim gjykate, unë as e konsideroj.

Kjo sjellje e papranueshme, antishtet, është prova e qartë se ky regjim duhet rrëzuar një orë e më parë me forcën e qytetarëve të lirë e të ndershëm që nuk pranojnë të vazhdojnë të sundohen nga 5% e oligarkëve që vjedhin çdo pronë publike të këtij vendi duke varfëruar në skamje 95% të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit