-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kullat në Tiranë bosh, i kanë blerë trafikantët

Kryesoret

Pastrim parash, krim, drogë, trafik. Kullat në Tiranë po i blejnë bosët. Kështu u shpreh Sali Berisha sot nga Elbasani. Të rinjtë po ikin. Tha se në 9 vitet e Edi Ramës, janë larguar nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë.

“I keni parë ju kullat në Tiranë? Pyesni sa përfitojnë nga këto kulla. Ato janë bosh të gjitha sepse droga, trafiku i blen me kate. Po çfarë ndodh? Ato kanë rritur çmimet, e kanë bërë apartamentin mollë të ndaluar për fëmijët tanë. Duhet të punojë nga 70 deri 100 vjet për të blerë një apartament në Tiranë.

Normale është që një i ri të ëndërrojë të ndërtojë të ardhmen aty ku është më mirë, po në Tiranë nuk prek dot asnjë çmim. Pra, prapë rrokullisjen e sjell varfëria. Dhe ne çfarë pësuam? Ne pësuam pakësimin, zbrazjen më të madhe të këtij vendi në histori.

Në 9 vitet e Edi Ramës, janë larguar nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Gjenocid është kjo sepse ke përdorur varfërinë ti. Edhe përpara kanë lëvizur, por deri në vitin 2013, Shqipëria po rritej në numër, nuk rritej shumë, por po rritej” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit