Cristian Shpendi, sulmuesi i Kombëtares U-21, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij Cesena kundër Cosenzas në Serie B.
Gjatë një ndërhyrje në minutën e 27-të, Shpendi ka vendosur këmbën e majtë keq dhe ka ndjerë dhimbje të mëdha, duke detyruar largimin nga fusha. Dëmtimi ka sjellë lot për sulmuesin, ndërsa tifozët e Cesena e kanë duartrokitur gjatë daljes së tij.
Shpendi është shënuesi më i mirë i ekipit dhe ka shënuar 12 gola këtë sezon, duke u ndjekur nga klubet më të mëdha italiane.