Në Francë, tre gra dhe gjashtë burra u gjykuan këtë javë për rolin e tyre në një rrjet ndërkombëtar trafiku droge që përfshinte Francën, Shqipërinë, Luksemburgun dhe Spanjën. Mes të akuzuarve ishte një studente nga Bresti, e cila u dënua me 5 vjet burg për pjesëmarrje në këtë aktivitet kriminal. Ajo kishte udhëtuar në Spanjë, Shqipëri dhe Luksemburg për të ndihmuar në organizimin dhe transportin e drogës. Hetimet u bazuan në zbardhjen e mesazheve nga shërbimi i koduar Sky ECC, i cili mundësoi identifikimin e rrjetit të trafikantëve.
Një nga figurat kryesore të këtij grupi, i quajtur “Eduardi”, është shpallur në arrati dhe është dënuar me 8 vjet burg për rolin e tij në koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës. Ky grup kishte importuar lëndë narkotike nga Spanja, duke përdorur një rrjet të gjerë transporti. Dënimet për pjesëmarrësit e tjerë të grupit ishin kryesisht me kusht, ndërsa hetimet për kapjen e Eduardit vazhdojnë.