UEFA ka marrë një vendim të fortë ndaj Serbisë, duke e detyruar atë të luajë dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit pa tifozë, për shkak të thirrjeve raciste dhe diskriminuese të regjistruara gjatë ndeshjeve ndaj Zvicrës dhe Danimarkës.
Ky vendim u bë publik vetëm disa orë para shortit të kualifikuesve, dhe për ironi, Serbisë i ka rënë të nisë rrugëtimin e saj për Botërorin ndaj Shqipërisë në “Arena Kombëtare”, ku do të luajë pa mbështetje të tifozëve.
Mediat serbe kanë reaguar fuqishëm ndaj këtij vendimi, duke theksuar se “Shqiponjat” do të luajnë pa tifozë në Tiranë.