Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka lajmëruar anulimin e të gjitha koncerteve të saj për shkak të problemeve shëndetësore. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore dhe është e detyruar të ndjekë një terapi venoz dy herë në ditë.
Ajo falënderoi fansat për mbështetje dhe premtoi se do të kthehej më e fortë në skenë sapo të shërohet plotësisht.
“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë ose forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt nuk ishte sugjerim, ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten. Është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”.