Fisnik Asllani ka qenë i papërmbajtshëm në fitoren e Elversbergut ndaj Braunschëigut, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm në fitoren 3-0 në xhiron e 16-të të Bundesliga 2. Me këtë fitore, Elversbergu u ngjit në krye të tabelës.
Sulmuesi 22-vjeçar shënoi golin e parë në minutën e 62-të pas një aksioni personal, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Braunschëigut. Goli i dytë ishte edhe më spektakolar, pasi Asllani kaloi një kundërshtar dhe portierin për të dërguar topin në portën e zbrazët në minutën e 79-të.
Në minutën e parë të kohës shtesë, Maurice Neubauer realizoi golin e tretë për mysafirët. Asllani tani ka 10 gola dhe 5 asistime në Bundesliga 2, duke kontribuar fuqishëm në ecurinë e shkëlqyer të skuadrës, e cila ka 28 pikë pas 16 ndeshjesh, duke e ndarë kreun me Kolnin dhe Paderbornin.