Tekniku i Skënderbeut, Ernest Gjoka, shprehu keqardhjen pas barazimit 2-2 me Bylisin, duke theksuar se ekipi prodhoi shumë raste, por nuk arriti t’i shfrytëzonte.
Ai kërkoi më shumë saktësi në menaxhimin e situatave dhe theksoi se gabimet individuale ishin determinante për humbjen e pikëve.
“Më vjen keq sepse mendoj se sot skuadra prodhoi shumë raste. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Problematikë që nuk dimë të menaxhojmë situatat kur jemi në fitore dhe ajo po na ndihmon.
Duhet të mbyllet ndeshja kur janë situatat për gol, duhet të jemi të saktë. Humbja e ekuilibrave dhe gabimet individuale, janë aspekte që Skënderbeu po e pëson. Keqardhje për futbollistët, prodhuam lojë, por na duhen pikët sepse loja harrohet.
Nuk ka asnjë problem për Prençin, ka pasur mangët orët e punës. Këtë javë ka punuar mirë, kështu besoj është i gatshëm për javët e ardhshme”, u shpreh Gjoka