Një gur masiv është shkëputur në fshatin Vehçan, Librazhd, duke rrezikuar jetën e një familjeje me pesë anëtarë.
Guri ra shumë pranë banesës së tyre, duke shkaktuar panik tek banorët. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për të garantuar sigurinë, pasi frikohen nga mundësia e përsëritjes së këtij fenomeni.
Banorët theksojnë se nuk kanë mundësi të zhvendosen dhe janë në kushte të vështira ekonomike.