Java e ardhshme do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, falë masave ajrore jugperëndimore që do të depërtojnë nga Anticikloni i Azoreve.
Nga e hëna deri të enjten, vendi do të ketë mot pranveror me vranësira kalimtare. Megjithatë, të premten priten reshje shiu në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me shpejtësi të mesme dhe dallgëzim të forcës 1-3 ballë, kryesisht përgjatë bregdetit dhe në lugina.