-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: 650 mln euro para publike në dorë të një grupi kompanish

Kryesoret

Zëdhënësja e PD-së, Genta Vangjeli deklaroi sot se nga raportet e Agjencisë së Prokurimeve Publike evidentohet se vetëm për vitin 2023 janë realizuar 1218 procedura tenderash me vetëm një ofertues pjesëmarrës në garë dhe 24 % e procedurave kanë dështuar. “Sipas ekspertëve arsyeja reale e dështimit është sepse nuk janë shpallur fitues operatorët që autoritetet duan” tha ajo.

“Drejtues të institucionesh shtetërore si rasti Myzyri i KPP-së, guxojnë të prodhojnë edhe raste të paprecedentë duke urdhëruar edhe pezullimin e zbatimit të vendimit të gjykatës së Apelit i formës së prerë dhe i detyrueshëm për zbatim.

Nga ana tjetër, vetë strukturat shtetërore që kanë detyrë të hetojnë zbatimin e ligjit në fushën e prokurimit publik si APP-ja, nuk kanë kryer hetim administrativ për tendera të caktuar edhe pas ankesave e kundërshtimeve dhe mbi të gjitha identifikimit të shkeljeve nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sektori i Monitorimit të Koncesioneve dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë APP-së mund të kryejë hetim administrativ, për këto procedura pas fazës së nënshkrimit të kontratës. Por kjo nuk ka ndodhur, as për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, as për koncesionin rrugor “Milot-Thumanë”, as për koncesionin e rrugës “Kashar-Pezë-Lekaj” as për  koncesionin e rrugës “Lekaj-Konjat-Fier”.

Sipas raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me veprimtarinë e Agjencisë së  Prokurimeve për periudhën 2021-2023 jo vetëm që nuk është  kryer asnjë hetim administrativ për këto koncesione, por edhe vetë APP-ja nuk ka plotësuar stafin për këtë sektor dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dokument, që kjo agjenci të dëshmojë arsyet se pse nuk janë realizuar këto verifikime duke ngritur dyshime se bllokimi i verifikimit të kontratave koncesionare ka qenë i qëllimshëm.

Duke sjellë në kujtesën tuaj se në vitet 2010, Kombet e Bashkuara renditën Agjencinë e Prokurimit Publik në Shqipërinë e qeverisjes Berisha, si fitues të vendit të dytë në botë për Çmimin e Shërbimeve Publike në kategorinë “Përmirësimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërinë në Shërbimin Publik”, për shkak të rezultateve të arritura nga zbatimi i sistemit të prokurimit elektronik, ju sigurojmë se Partia Demokratike nuk do ndalet së denoncuari sistemin e mbyllur, e kontrolluar, jo transparent dhe pa garë, duke sjellë si pasojë jo vetëm shkeljet ligjore por keqmenaxhimin dhe vjedhjen e fondeve publike gjatë qeverisjes Rama” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit